Berlin, 28 gusht 2014  –  Kancelarja gjermane Angela Merkel ka deklaruar në një konferencë të përbashkët me Kryeministrin e vendit tonë, Edi Rama dhe Komisioneri Europian, Hose Manuel Barroso, se Gjermania kërkon që të përshpejtohet integrimi Evropian i vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama tha gjatë fjalës së tij se vendi ynë dëshiron që Evropa të na shikojë ne dhe të gjitha vendet e tjera të rajonit si partnerë dhe aleatë.

“Dëshirojmë që procesi i integrimit të jetë më i shpejtë. Vendet kandidate për integrim kanë bërë përparime. Ne duam që ky proces të përshpejtohet, por kjo varet nga vendet. Kam dëgjuar nga Barroso se Komisioni Europian është i gatshëm të ndihmojë këto vende. Dëshirojmë të shkëmbejmë përvojat tona dhe të dëgjojmë nga përfaqësuesit e qeverive të Ballkanit se cilat janë pritshëmritë e tyre”,tha gjatë fjalës së saj Angela Merkel.

Më herët ajo bëri me dije se kjo është një iniciativë e cila pritet të zhvillohet edhe pas 4 vitesh.

Ne jemi të interesuar dhe mund të themi se në këto vende kë pasur zhvillime të shumta dhe interes për pjesëmarrje në BE. Mendojmë që për 4 vjet këtë iniciativë ta ndjekim ne dhe pas 4 viteve, të zhvillohet në Austri. Është një ngajrje që do të pasohet nga një proces ku ka shumë për të bërë”, tha kancelarja gjermane.

Ajo shtoi se bëhet fjalë për zgjidhjen e problemeve politike, siç është ai mes Serbisë dhe Kosovës.

“Diskutimi e tregoi se kemi folur për bashkëpunimin rajonal. Ka disa elemente që ndikojnë në komunikimin dhe bashkëpunimin në rajon me njëri- tjetrin. Mendojmë të ngremë një rrjet bashkëpunimi mes rinisë”,tha Merkel.

Vetë Kryeministri Rama deklaroi se duhet të ndalojmë e të reflektojmë përse ky takim është kaq i rëndësishëm për Ballkanin, ku theksoi rolin e Evropës për zgjerimin e paqes e begatisë.

“Jam i lumtur që ramë dakort që ky takim të zhvillohet vazhdimisht e rregullisht. Jam i vetëdijshëm se ka ndryshime e zhgënjime brenda BE-së. Ne e shohim BE-në si shpresë për një të ardhme më të mirë, duke ndërmarrë hapat që duhet pë tu konsideruar pjesë e BE-së. Të gjitha vendet e Ballkanit perëndimor sot bashkohen në rrugën e reformave. Është një rrugë e gjatë për t’u bërë”,tha Rama.

Ai nënvizoi vlerat e tolerancës dhë respektit të ndërsjelltë, të cilat sipas Ramës janë bazat ku duhet të mbështetemi, duke u udhëhequr me shembullin e së tashmes. “Është pikërisht paqja fetare, harmonia arsyeja e vizitës së Papa Feanceskut. Në përballemi me sfidën për ti mbrojtur këto vlera të besimit. Jemi të vetëdijshëm se jo vetëm duhet të themi se çfarë duhet të bëjmë, por edhe të bëjmë atë që duhet që BE-ja të na konsiderojë si vend të denjë për tu bërë pjesë e saj”, u shpreh me tej Kryeministri.

Ai tha se besojmë se ashtu si Evropa mund të na ndihmojë, dhe ne mund ta ndihmojmë Evropën.

“Shpresoj se kemi arritur të tregojmë se nuk jemi në një marrëdhënie ku ne kërkojmë dhe BE thotë "Po” por një vend që ofron shumë. E dimë se duhet të bëjmë më shumë në fushën e transportit dhe do të bëjmë më shumë. E dimë se do të ketë nevojë për udhëheqje dhe për ndryshime të vështira në vendin tonë, por që duhen bërë”,deklaroi Rama.

Hose Manuel Barroso bëri me dije se objektivi i përbërbashkët është i qartë. Ai tha se duhet ti shikojnë vendet e Ballkanit Perëndimor pjesë të BE.

“Unë e kam parë se sa të rëndësishme janë aspiratat europiane për shqiptarët. Progresi në këtë rrugë drejt BE është  i prekshëm e realist. Komisioni i mbështet vendet e Ballkanit në rrugën e tyre drejt BE, por përgjegjësia për reformat kyçe është në duart e tyre. Kjo është thelbësore”, tha Barroso.

Ai shtoi më tej se bashkëpunimi rajonal nuk është luks në këtë rajon dhe do ta bëjë anëtarësimin më të thjeshtë.

“Sot kemi diskutuar si të kalojmë ato pengesa në rajon që janë krijuar si pasojë e mungesës së bashkëpunimit rajonal. Duam të lidhim njerëzit e të rinjtë, përmes infrastrukturës. Jam i gëzuar që Kryeministri Rama është angazhuar të çojë edhe më tej këtë nismë bashkëpunimi”,tha ndër të tjera Barroso.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/