Ajo është femra më e fortë në politikën botërore, ndërsa nuk i mungon edhe relaksi dhe argëtimi.

15 nëntor 2014 –  Kancelaria gjermane, Angela Merkel, është shkëputur paksa nga puna në Samitin G20, për të dalë në lokalet e natës në Brisbane, ku është fotografuar dhe përshëndetur me banorët lokalë. Brisbane është një qytet i njohur për mbrëmje të mira, prandaj politikania gjermane ka dalë për ta vërtetuar këtë.

Për të nderuar praninë e Merkel, një nga lokalet e ka lëshuar këngën e gjermanes Nene, “99 Luftballons”. Në ndërkohë, politikanët tjerë kanë shmangur daljen në vendet publike. Vetëm kryeministri britanik, David Cameron, është parë duke darkuar në një restorant. 

/gazeta “Express”/