Përshkallëzimin e retorikës mes Koresë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara, këtë të premte e ka dënuar për herë të parë publikisht Kancelarja gjermane, Angela Merkel, teksa tha se qeveria gjermane i qëndron mendimit se konflikti nuk do të mund të zgjidhej përmes metodave ushtarake.
“Gjermania do të marrë pjesë intensivisht në opsionet për zgjidhje, të cilat nuk do të jenë ushtarake, por konsideroj se përshkallëzimi verbal do të ishte përgjigjja e gabuar”, tha Merkel përpara reporterëve në Berlin.
Shefja e ekzekutivit gjerman ishte duke iu përgjigjur një pyetje mbi përdorimin nga ana e presidentit amerikan, Donald Trump, të rrjetit social “Twitter” për të thënë se “zgjidhjet ushtarake ishin gati”. “Gishtin e kemi në këmbëz, nëse Koreja e Veriut do të veprojë gabimisht. Shpresoj që Kim Jong-un të gjejë një tjetër rrugë”, shkruante Trump.
Merkel mbrojti idenë e një përgjigjeje diplomatike ndërkombëtare.
Edhe ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov ritheksoi të premten se Rusia beson që zotërimi i armëve bërthamore nga ana e Penianit ishte “i papranueshëm”. Ai paralajmëroi gjithashtu se rreziku që konflikti të shpërthejë është “tejet i lartë”, për shkak të luftës së fjalëve mes Uashingtonit dhe Penianit.
Merkel, kundër Trump: Jo zgjidhje ushtarake ndaj Koresë së Veriut
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Shqiptarët, të pestët që kërkojnë bashkim familjar në Gjermani
Të shtënat me armë në Kukës, një person i plagosur
Ngatërroi emrin e konkurrentit të eliminuar në BBVK? Reagon Jonida Vokshi
Tifozët e Realit shprehën pakënaqësinë ndaj brazilianit duke e fishkëllyer, Vinicius Jr i përgjigjet në rrjetet sociale!





