8 korrik 2015 – Mbërrin në orarin e caktuar në Rinas kancelarja gjermane Angela Merkel.

Avioni me të cilin udhëtonte Merkel, u ul në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” rreth orës 13:36, ku u prit nga zv/kryeministri Niko Peleshi dhe zv/ministrja e Jashtme Odeta Barbullushi si dhe zyrtarë të tjerë.

Nën masa të rrepta sigurie, kancelarja iu drejtua qendrës së kryeqytetit, drejt selisë së Kryeministrisë, ku do të pritet me nderime të larta shtetërore.

Ndërsa rrugët që të çojnë në drejtim të Tiranës janë të dekoruar me flamuj gjermanë dhe shqiptarë.

Kjo vizitë konsiderohet me rëndësi historike në marrëdhëniet dypalëshe.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/