Kancelarja gjermane, Angela Merkel do të vendoset në karantinë për shkak se ka kontaktuar një doktor të premten që rezultoi më pas i prekur nga koronavirusi.
Merkel do të qëndrojë në shtëpi nga ku do të kryejë edhe detyrën e saj.
Një ditë më parë, Merkel kishte dalë për të bërë pazaret e fundjavës dhe në mbrëmje mbajti edhe një konferencë por më pas u informua se kishte pasur kontakte me doktorin në fjalë.
Pritet që Merkel të bëjë analizat që të mësohet nëse ajo është infektuar apo jo me koronavirus. Pak ditë më parë edhe ministri gjerman për financat Olaf Scholz u karantinua por më pas rezultoi negativ.





