15 gusht 2013- Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka nisur fushatën për rizgjedhje, duke lënë të kuptohet se ajo është personi i sigurt për drejtimin e ekonomisë. Merkel u është drejtuar rreth 1,000 njerëzve në qytetin mesjetar, Seligenstadt, pranë Frankfurtit.“Ne kemi parë në Evropë se çfarë ndodh kur borxhet janë të larta. Rritje në para të huazuara, kjo është e pamundur”, ka thënë Merkel, duke vënë theksin mbi disiplinën fiskale, e cila ka nxitur zemërim ndaj saj në shumë vende të Evropës Jugore.Konservatorët e saj kristianë-demokratë dhe aleatët bavarianë kanë kryesim të madh në sondazhet e opinionit. Zgjedhjet do të mbahen më 22 shtator.