GJERMANI – “Nuk është momenti i duhur që Bashkimi Europian të presë anëtarësime të reja, kjo jo për një të ardhme të afërt”,- tha kancelaria gjermane Angla Merkel para ligjvënësve gjermanë.

“Bashkimi Europian nuk do të marrë asnjë vendim për nisje negociatash anëtarësimi me vende të tjera. Për mendimin tonë ky nuk është momenti i duhur”,- tha Merkel. 

Sipas saj Kroacia është i vetmi vend që ka bërë hapa para dhe në mes të 2013 pritet t’i bashkohet BE-së si anëtare me të drejta të plota. 

Merkel sqaroi para deputetëve gjermanë se BE duhet të tregohet më e kujdesshme në të ardhmen për të vëzhguar vendet kandidate nëse plotësojnë standardet e BE-së, sidomos ato ekonomike dhe të tjera në luftën kundër korrupsionit dhe shtetit të së drejtës.

Knjo deklaratë është bërë në kohën, kur në Bruksel po mbahet samiti i vendeve të BE-së.