Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u prit nga kancelarja gjermane Angela Merkel për një vizitë zyrtare në Berlin. Temat kryesore të takimit ishin lufta kundër korrupsionit dhe përmbyllja e marrëveshjes me Serbinë.
Merkel theksoi rëndësinë që ka lufta kundër korrupsionit për Kosovën, një kriter i përmendur edhe nga Brukseli për liberalizimin e vizave. Po ashtu, dialogu me Serbinë duhet shtuar dhe marrëveshjet e firmosura duhen zbatuar, tha kancelarja.
Edhe presidenti Hashim Thaçi nënvizoi faktin se njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë është e vetmja rrugë drejt Bashkimit Europian.