Partia e  Angela Merkel  rendit e para me një diferencë të ndjesshme në zgjedhjet e përgjithshme të së dielës ne Gjermani.
“Do të ndryshojmë së bashku Gjermaninë në katër vitet e ardhshme, duke e bërë atë një vend edhe më të fortë e të begatë”, deklaroi Kancelarja në fjalimin e saj falenderues.

Koalicioni i me Partinë e Demokratëve të Lirë është në rrezik, pasi kjo forcë politike duket  se nuk i ka arritur të grumbullojë 5% të votave të nevojshme për të kaluar pragun zgjedhor.Sipas “exit-poll” dhe nga numërimi i pjesës më të madhe të kutive tregojnë se PDL mbetet në 4,7%, ndërsa një zyrtar i lartë i partisë konformoi dyshimet duke thënë se “po përjetojmë orën më të trishtë”.Në këto kushte, CDU e kancelares Merkel, e cila ka grumbulluar 42% të votës kombëtare, mund të jetë e detyruar që të bëjë një koalicion të gjerë me forcën e dytë më të madhe të vendit, socialdemokratët e Steinbrueck, që fituan 26% të votave.

Partitë e tjera që arrijnë në parlament janë ish-komunistët e Partisë së Majtë, që grumbulluan 8,5% dhe Partia e të Gjelbërtve, me 8%.
“Alternative fur Deutschland”, një forcë që avokaton tërheqjen e Gjermanisë nga euro mbeti fare pranë Bundestagut, duke grumbulluar 4,9%.