GJERMANI- Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka shuar shpresat e vendeve aspirantë në BE. Në një fjalim pranë Bundestagut gjerman, në kuadër të Samitit të dhjetorit të BE-së, Merkel ka deklaruar se Bashkimi Evropian nuk është në gjendje për të pranuar anëtare të reja në një të ardhme të afër, përveç Kroacisë. 

“Bashkimi Evropian në këtë moment nuk do të sjellë vendime për fillimin e negociatave paraqasëse me vende tjera. Sipas mendimit tonë, për këtë akoma nuk është koha”, ka deklaruar kancelarja gjermane.
 
Kancelarja gjermane ka paralajmëruar vendet aspirante të bëjnë kujdes, pasi do të verifikohet nëse kandidatët plotësojnë standardet për anëtarësim në BE, duke e vënë theksin sidomos në planin ekonomik dhe rreth çështjeve të konkurrencës.