Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e së shtunës ku një vajzë ka ndërruar jetë dhe 3 të tjerë janë plagosur.

Mësohet se anëtarët e së njëjtës familje ishin duke udhëtuar drejt Beratit, por një trajler i ngarkuar me mermer ka rrëshqitur dhe për pasojë një nga pllakat e mermerit ka rënë mbi automjet.

Mësohet se e ndjera është 24-vjeçarja me inicialet E.I.

Me ndihmën e policisë dhe të zjarrfikëses personat u nxorren nga makina.