Për Mero Bazen largimi i Saimir Tahirit është një veprim që Edi Rama e ka ndërmarrë për t’i bërë qejfin Ilir Metës.

Kështu shkruan gazeta e tij në shkrimin për largimin e Saimir Tahirit, duke i rezervuar vetëm pak radhë dhe asgjë më shumë.

Ja çfarë shkruan Mero Baze:

Edi Rama i ka kërkuar dorëheqjen ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, në kulmin e një krize politike, shkaktuar nga protesta e opozitës.

Edhe pse kryeministri nuk dëshiron ta lidhë dorëheqjen me krizën e opozitës, duket se ajo është një koncesion ndaj partnerit të tij në qeveri Ilir Meta, i cili ka njoftuar përmes shtypit afër tij, dorëheqjen qysh sot në mëngjes.

Tahiri është duke pranuar dorëheqjen, ndërsa pritet që Ilir Meta të vetëmarrë rolin e negociatorit me opozitën, duke shpresuar te një figurë jo politike në postin e ministrit.

Opozita ka paralajmëruar se nuk e ka kusht dorëheqjen e Saimir Tahirit, por atë të Edi Ramës.