Një i ri nga Lezha është shpallur në kërkim nga policia e Fierit për vjedhje. 24-vjeçari me inicialet E.Z., pasi ka marrë me qira 2-ditore një automjet tip “Benz”, pronë e subjektit “ALFATINO” Sh.P.K Tiranë, me aktivitet për dhënien e makinave me qira, e ka shitur atë në Fier.
Policia sqaron se shtetasi E.Z. ka thyer kushtet e qirasë dhe e ka shitur mjetin në qytetin e Fierit për një shumë prej 1500 eurosh.
Pas një pune të mirëorganizuar nga Seksioni kundër Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier u bë e mundur lokalizimi dhe gjetja e kësaj makine.





