Bashkëshortja e Eduart Ndocajt është vënë kësaj here në qendër të mediave, jo vetëm për diplomimin në Administrim Biznesi, por se nëna e tre fëmijëve, është e para në familjen e “deputetit kauboj” që bëhet me shkollë të lartë.
Valentina Ndocaj ka arritur të mbarojë Bachelor-in përpara burrit të saj, i cili deklaroi në Zonë e Lirë se momentalisht nuk e ndjente nevojën e një diplome.