Para se të marrim dozën e vaksinës anti-Covid duhet të dime që përveçse ajo na mbron nga virusi ka edhe efekte anësore. Një grua ka treguar në rrjetet sociale reaksionin alergjik që pësoi pasi mori dozën e parë.
Vicky Richardson nga Fareham, Hampshire pësoi skuqje dhe enjtje të fytyrës. Megjithatë, ajo kërkoi që të gjithë t’i besojnë shkencës dhe të vazhdojnë të marrin dozat e vaksinës për t’u mbrojtur nga Covid-19, raporton Daily Mail
37-vjeçarja vuri re se kishte diçka ndryshe në lëkurën e saj dhe i dukej sikur kishte kaluar gjithë natën duke pirë alkool. Por kur u zgjua në mëngjes, i ndjeu qerpikët shumë të fryrë dhe u shtang kur pa në pasqyrë se sa e ënjtur ishte fytyra e saj.
Por kjo nuk zgjati për shumë ditë. Pasi mori disa anti-alergjikë, ajo arriti që të kthehej në punë 3 ditë më pas.





