11 korrik 2015 – Një autobus i linjës Delvinë-Tiranë është përfshirë nga flakët mesditën e sotme.

Ngjarja ka ndodhur në autostradën Levan-Tepelenë, pranë fshatit Krahës. Mësohet se shkak i zjarrit ka qenë një defekt në sistemin elektrik.

Të tmerruar nga situata e krijuar, pasagjerët e zënë në panik kanë zbritur menjëherë nga autobusi, dhe për fat të mirë nuk ka pasur të lënduar.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/