TIRANË, 26 shkurt 2013- Një defekt në motor ka shkaktuar flakë në autobusin e linjës Institut-Qendër, i cili ishte duke lëvizur në momentin që shpërthyen flakët. 

Ngjarja ndodhi në ‘rrugën e Durrësit’, ndërsa mësohet se flakët kanë filluar në pjesën e mbrapse të mjetit, aty ku ishte edhe motori. 

Pasagjerët i ka zënë paniku, por shoferi është treguar i shpejtë, duke hapur menjëherë të dyja dyert e autobusit që pasagjerët të dilnin.

Fatmirësisht nuk ka asnjë person të lënduar. Në vendngjarje u bllokua trafiku për disa minuta, derisa zjarrfikësit erdhën për të shuar flakët. 

Aktualisht po punohet për zhbllokimin e trafikut, si dhe për të gjetur shkaqet e defektit në autobus.