Një autobus pasagjerësh është përfshirë nga flakët masive të zjarrit. Ngjarja ka ndodhur në aksin nacional në Milot këtë mesditë, teksa autobusi ishte plot me pasagjerë.

Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka të lënduar.

Ende nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar zjarrin, por paraprakisht dyshohet për një defekt teknik.

Autobusi është me targa të Prizrenit.

Informacioni paraprak i policisë:

Me datë 26.08.2017 , është marrë njoftim se në Fushë – Milot , ka marrë flakë një mjet autobus i Kosovës.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore dhe zjarrfikësja që po bëjnë të mundur shuarjen e flakëve.

Nuk ka të lënduar në njerëz vetëm dëme materiale.

Nga hetimet paraprake dyshohet aksidentale.

Nga shërbimet e policisë rrugore është bërë devijimi i qarkullimit rrugor në aksin e vjetër rrugor Milot – Lezhë dhe Milot – Laç deri në përfundim të veprimeve hetimore në vendngjarje si dhe në shmangie të trafikut.

Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.