Makina e kryetarit të FRPD-së Durrës, Ndrec Pjetri është djegur pasditen e sotme në qytetin bregdetar.
Makina është djegur në “Sektor Rinia”, ndërsa forcat zjarrfikëse kanë shuar zjarrin por nuk kanë mundur te shpëtojnë makinën.
DurrësLajm kontaktoi me Ndrec Pjetrin, i cili bëri të ditur se bëhej fjalë për një difekt teknik.
Megjithë ndërhyrjen e zjarrfikësve, automjeti u dogj thuajse plotësisht siç duket edhe në pamjet filmike.





