Një automjet është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të hëne në autostradën Durrës-Tiranë.

Siç shihet edhe në foto, zjarri që ka përfshirë automjetin është masiv, teksa nga informacionet paraprake nuk raportohet për të lënduar.

Djegia e automjetit ka sjellë bllokim të njërit segment të autotostradës, duke shkaktuar trafik të rënduar.

Frocat zjarrfikëse dhe ato të Policisë ndodhen në vendngjarje.