Një avion i linjës Stutgartt-Prishtinë ka pësuar defekt në ajër duke bërë ulje të detyruar në Slloveni.
Avioni ka marrë flakë në një pjesë të tij në ajër duke vënë në rrezik pasagjerët në bord, pjesa më e madhe shqiptarë nga Kosova.
Sapo është konstatuar defekti, piloti ka bërë ulje të detyruar në Slloveni, ndërsa në fotot e publikuara nga Express shihen flakët e tymit në avion. Si pasojë e ngjarjes ka pësuar lëndime vetëm piloti i avionit.
Aeroplani i përket kompanisë Eurowings, dhe sipas informacioneve nga Aeroporti i Stutgartt-it, duhet të mbërrinte në Prishtinë në orën 16:40.
Ndërkaq nga Aeroporti “Adem Jashari” kanë thënë se nuk mund të prononcohen pasi rasti nuk ka ndodhur në Kosovë.