Një banesë në katin e parë të një pallati në Hoxhare të Fierit ka marrë flakë pak orë më parë.

Gjatë përfshirjes nga flakët, në banesë ndodheshin dy të moshuar, të cilët nuk janë dëmtuar, pasi kanë arritur të dalin në kohë.

Ndërkohë, ata janë dërguar menjëherë drejt spitalit rajonal të Fierit oër shkak të asfiksimit nga tymi.

Paraprakisht dyshohet se zjarri u shkaktua nga një shkëndijë elektrike ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave te ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.