Një banesë ka marrë flakë ditën e sotme në bulevardin “Zogu I” në Tiranë.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë mësohet se kanë mbetur të lënduar dy persona të cilët ndodhen në spital dhe jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 22.02.2022, në bulevardin “Zogu I”, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit B. R., 55 vjeç dhe si pasojë e zjarrit janë dëmtuar shtetasit B. R., dhe shtetasja B. R., 78 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.