Një automjet tip “Benz C Class” ka marrë flakë teksa ishte duke lëvizur në zonën e Sukthit.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme dhe fatmirësisht mësohet se drejtuesi i mjetit ka dalë në kohë nga mjeti duke shpëtuar.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e shërbimit zjarrfikës duke shuar flakët.