Një automjet tip "Benz" është përfshirë nga flakët ditën e djeshme në Durrës.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur tek një lokal në lagjen nr.1 të qytetit bregdetar.
Blutë bëjnë me dije se makina në të cilën ra zjarr, është në pronësi të 19-vjeçarit L.Ç., banues në Durrës.
Policia sqaron se nga veprimet e kryera rezultoi se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike në pjesën e kofkës (motor).
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.





