Një bombol kampingu ka marrë flakë mesditën e sotme në një banesë pas Maozoleumit e Dëshmoreve në Durrës.
Ndërhyrja e zjarrfikësve bëri që zjarri të shuhet dhe mos të kishte dëmtime të shumta te banorët, përveçse dëmtimeve të lehta në krah të pronarit të banesës.
Vlen të theksohet se automjetet zjarrfikëse e patën të vështirë ndërhyrjen për shkak të rrugëve të ngushta dhe makinave të parkuara keq.
Forcat zjarrfikëse bëjnë apel që bombolat e kampingut të mos përdoren për gatim, pasi janë tepër të rrezikshme.