Bie zjarr në gadishullin e Karaburunit në Vlorë.

Vatra e zjarrit është aktive nga pasditja e sotme, ndërsa dyshohet se mund të jetë e qëllimshme nga barinjtë e zonës.

Nga zjarri janë djegur kullota, shkurrë dhe kallamishte, ndërkohë banesat nuk rrezikohen.

Për shkak të terrenit të vështirë, ndërhyrja nga toka është e vështirë.