Një autobus i linjës Durrës-Plepa është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm, teksa ishte në lëvizje.
Burime zyrtare nga policia e Durrësit bëjnë me dije për “DurrësLajm”, se ngjarja ka ndodhur te zona e Unazës në Kënetë, kur papritur motori i autobusit ka marrë flakë.
Fatmirësisht asnjë person nuk ka mbetur i lënduar, por raportohet vetëm për dëme materiale.
Menjëherë në vendngjarje shkuan forcat zjarrfikëse duke bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.
S.L.





