Një godinë 2-katëshe në Sektor Rinia, ka marrë flakë mesditën e kësaj të hëne.
Objekti që shërbente për magazinimin e çadrave dhe shezlloneve të plazhit të një subjekti privat, u përfshi nga flakët, të cilat pavarësisht ndërhyrjeve të banorëve të zonës, u përhapën me shpejtësi duke djegur thuajse të gjitha materialet që ndodheshin aty.
Forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Nga ngjarja raportohen dëme të mëdha ateriale, ndërsa shkaqet e zjarrit mbeten për t’u hetuar nga grupi hetimor. Në këtë objekt nuk kishte asnjë lidhje apo përcjellës energjie, çka përjashton pistën e ndonjë shkëndije elektrike.