Makina e një gruaje nga Durrësi ka marrë flakë, teksa ajo ndodhej në Vlorë.
Nga burimet policore, mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia” të enjten më 30 gusht.
Mjeti tip “Ford”, në pronësi të shtetases M.K., banuese në Durrës ka marrë flakë për shkaqe ende të panjohura.
Në vendngjarje ka shkuar automjeti i zjarrfikëses i cili bëri të mundur fikjen e zjarrit.
Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.





