Merr flakë makina në Durrës, fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune, pranë mbikalimit të Shkozetit.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë efektivët e zjarrfikëses, që kanë bërë të mundur fikjen e flakëve.

Grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur shkakun e rënies së zjarrit në automjet.