Një makinë ka marrë flakë pak minuta më parë në Durrës.

Ngjarja është regjistruar te dalja e portit, te rrethrrotullimi pranë Urës së Dajlanit.

Sipas informacioneve paraprake nga policia e Durrësit, mësohet se si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Mjeti tip “Ford” me portobagazh, me targa italiane, ka qenë i parkuar në momentin që ka rënë zjarri, raporton “DurrësLajm”.

Ndërkohë forcat e zjarrfikëses kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Vijon puna për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të rënies së zjarrit.