Një automjet është përfshirë nga flakët e zjarrit në aksin rrugor Delvinë-Kardhiq në afërsi të tunelit të Skërficës.
Mjeti mori flakë në lëvizje, ndërsa drejtuesi i mjetit S.SH., nuk ka pësuar asnjë dëmtim. Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Dyshohet se makina mori flakë si pasojë e një defekti teknik.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes





