9 mars 2015 – Një automjet është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në qytetin e Elbasanit. Automjeti me targa ‘EL 1243 C’, në momentin kur u përfshi nga flakët, ishte i parkuar në qendër të qytetit, në një zonë të mbipopulluar, por fatmirësisht nuk ka shkaktuar persona të lënduar.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar uniformat blu dhe shërbimet zjarrfikëse, të cilët bënë të mundur neutralizimin e flakëve. Lidhur me ngjarjen, dyshohet se shkak i zjarrit kanë qenë arsye teknike, por megjithatë ende vijojnë hetimet për të zbardhur pistat e plota të rrethanave të ngjarjes.

/S.L. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/