Një automjet është përfshirë nga flakët në orën 08:15 të mëngjesit të sotëm, në lagjen ‘10 Korriku’ të qytetit të Vlorës.

Forcat zjarrfikëse janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes, ndërsa nga këqyrja paraprake mendohet se flakët kanë ardhur si pasojë e një shkëndije elektrike, pasi pronari i automjetit kishte harruar dritat ndezur.

Zjarrfikësit bën të mundur fikjen e zjarrit, duke shmangur edhe dëmtimin e automjeteve aty pranë.

Policia po kryen hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.