Një mjet tip “Volkswagen” është përfshirë nga flakët në lagjen “15 Tetori”, Vlorë.

Ende nuk dihen shkaqet, ndërsa bëhet me dije se ka vetëm dëme materiale.

Njoftimi i policisë:

Sot, në lagjen “15 Tetori”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një automjet “Volkswagen”, në përdorim të shtetasit S. M, ku ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.