Një automjet tip “BMW” është përfshirë nga flakët në aksin rrugor Fier-Vlorë. Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se automjeti me drejtues shtetasin E. D., ka marrë flakë në ecje, e për fat të mirë, nuk ka pasur persona të lënduar.

Fatmirësisht, familja me 3 anëtarë, çifti i bashkëshortëve dhe fëmija i mitur, nuk janë lënduar.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjetin luksoz. Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Njoftimi i Policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 30.04.2022, rreth orës 16:40, në autostradën Fier-Vlorë, ka marrë flakë në lëvizje, automjeti me drejtues shtetasin E. D. Nuk ka dëme në njerëz.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.