Merr flakë teksa ishte në ecje makina e një personi në Durrës.

Policia bën të ditur se “Më datë 23.08.2018, në lagjen nr. 14, në mjetin tip “Benz” në ecje, të shtetasit A.M., vjeç 33, banues në Durrës, ka rënë zjarr”.

Fatmirësisht drejtuesi i mjetit nuk ka pësuar lëndime pasi ka arritur të dalë në kohë nga “Benz”-i, ndërsa janë shkaktuar ka dëme materiale.

Policia e ka referuar ngjarjen si aksidentale duke ia përcjellë materialet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.