Një automjet ka marrë flakë në ecje në aksin rrugor Velipojë-Shkodër.
Automjeti dyshohet se është përfshirë nga zjarri, për shkak të një shkëndije elektrike.
“Rreth orës 14:40, në aksin rrugor Velipojë-Shkodër, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka marrë flakë në ecje, automjeti me drejtuese shtetasen A. T. Si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për dokumentimin me prova ligjore të shkakut të zjarrit”, njofton policia.