Merr flakë në ecje një fuoristradë tip “Range Rover” në rrugën Fushë-Krujë, pranë Krastës.

Fuoristrada sipas burimeve është në pronësi të shtetasit G.H. dhe paraprakisht mendohet të ketë marrë flakë si pasojë e një defekti në motor. Në automjet ndodhej një i afërm i pronarit të mjetit kur ka konstatuar tymin që dilte nga motori ka ndaluar makinën dhe ka njoftuar zjarrfikëset.

Dhe pse ndërhyrja e zjarrfikëseve ka qenë e menjëhershme më shumë se gjysma e mjetit është shkrumbuar. Ndërkaq edhe në Durrës ka marrë flakë mjeti tip “Land Rover”, në pronësi të një kompanie që jep makina me qira.

“Më datë 01.03.2021, në orën 13:00, në Krastë, Krujë, dyshohet se si pasojë e një defekti teknik, ka marrë flakë mjeti tip “Land Rover”, në pronësi të një kompanie që jep makina me qira. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.”-njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit.