Një person është djegur sot duke marrë plagë të ndryshme pasi makina që drejtonte mori flakë në lëvizje.

Ngjarja ka ndodhur sot, në autostradën Durrës-Tiranë, pranë një karburanti përballë QTU, ku ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur plotësisht, mjeti me drejtues shtetasin B. K.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Vetëm pak ditë më parë një makinë mori flakë pranë TEG-ut duke vrarë drejtuesin e saj.