Një automjet ka marrë flakë teksa ka qenë në lëvizje në zonën e “Liqenit të Thatë” në Tiranë.

Siç shihet dhe në videon e mëposhtme, flakët kanë qenë të mëdha, ndërkohë që shoferi fatmirësisht ka arritur që të dalë në kohë nga mjeti.

Njoftimi i policisë:

Me datë 04.04.2022, në afërsi të Liqenit të Thatë, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur pjesërisht, mjeti me drejtues shtetasin E. A.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.