Zjarr në një banesë në lagjen “18 Shtatori” në Gjirokastër.
Flakët kanë përfshirë një banesë në katin e parë të një pallati pranë kopshtit nr 3. PMNZSH dhe policia kanë shkuar në vendin e ngjarjes.
Shkak i zjarrit ka qenë falso-kontakte në rrjetin e brendshëm elektrik.
Flakët kanë përfshirë aspiratorin dhe soben e gatimit.
Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar vetëm dëme materiale.





