Një banesë e vjetër ka marrë flakë mbrëmjen e sotme pranë murit të xhamisë në Durrës.

Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve.

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Shkaku i zjarrit nuk dihet ende.