Ka marrë flakë një kabinë elektrike që mbulon disa pallate në lagjen “18 Shtatori”, në qytetin e Gjirokastrës.

Ngjarja ka ndodhur pak më parë në zonën afër tregut të fruta-perimeve, ku u konstatua masa në rrjetin elektrik në kabinën përcjellëse, e cila më pas mori flakë.

Në vendngjarje kanë shkuar tre zjarrfikëse të Gjirokastrës, të cilat ndërhynë deri sa u bë e mundur fikja e plotë e zjarrit.