Një makinë ka marrë flakë mëngjesin e sotëm në qytetin e Durrësit.

Ngjarja ka ndodhur te rruga “Vëllazërimi” në zonën e ish-Kënetës.

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm materiale te mjeti.

Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë shuar flakët.

Policia po heton për shkaqet e rënies së zjarrit.