Një shtëpi në lagjen nr.18, afër stadiumit “Niko Dovana” në Durrës është përfshirë nga flakët.
Afërsia e shtëpisë me repartin e zjarrfikësve bëri të mundur mbërritjen e shpejtë në vendnngjarje të efektivëve të shuarjes së zjarreve.
Fatmirësisht flakët u vunë nën kontroll pa rrezikuar që zjarri të përhapej në ndërtesat përreth.
Nga zjarri i rënë nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Nuk dihet ende shkaku i rënies së zjarrit.
Në vendngjarje ndodhen edhe efektivët e rendit.
K.H.





