Një skaf me dy persona në bord është përfshirë sot nga flakët pak milje në afërsi të Himarës.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, kur skafi ka shpërthyer në flakë për shkaqe që mbeten ende të panjohura.
Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka persona të lënduar, pasi personat që ndodheshin në skaf janë hedhur në det, sapo kanë pikasur flakët.
Personat e evakuuar janë transportuar më pas në Himarë, ndërkohë që për momentin mbeten ende të paqarta shkaqet e zjarrit.





