Autoritetet austriake evakuuan qindra pasagjerë nga një tren që mori flakë të mërkurën në mbrëmje, ndërsa ndodhej në një tunel. Sipas zyrtarëve, rreth 50 persona pësuan lëndime të lehta, kryesisht për shkak të thithjes së tymit.
Treni me rreth 370 pasagjerë ishte në tunelin Fitzens, në lindje të Innsbruck në rajonin e Tirolit kur shpërtheu zjarri.
Agjencia austriake e lajmeve APA raporton se operatori hekurudhor OBB ka thënë se dëmtimi i linjave të energjisë elektrike u raportua rreth orës 20:40 dhe se një veturë mallrash në tren nga Innsbruck në Amsterdam dukej se kishte marrë flakë. Siç thuhet, zjarri është shuar rreth orës 22:20. Evakuimi përfundoi pak pas orës 23:00.
Shërbimi i Hekurudhave Austriake shkon në disa qytete evropiane dhe ndonjëherë transporton vetura pasagjerësh në vagonë të veçantë. Treni duhej të mbërrinte në Amsterdam këtë mëngjes.
Pasagjerët që nuk kishin nevojë për kujdes mjekësor u dërguan në Innsbruck, ku u organizua akomodimi.