Një polic është plagosur nga një zjarr që ka rënë në një skaf të Policisë Kufitare të Vlorës. Ngjarja ka ndodhur në Himarë.
Efektivi Besnik.I., është transportuar në spital, nga ku bëhet me dije se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti elektrik. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për rastin në fjalë.





